Sara dhe Bardhi kanë qenë vëmendja kryesore e showbizit shqiptar përgjatë këtyre ditëve, sidomos pas daljes së papritur të Bardhit nga formati i ‘BBV3’, shkruan Neutral Bizz.
Mëngjesin e sotëm, Sara duke folur në emër të saj dhe të Bardhit tha se “nuk do të jenë pjesë e prime”.
Megjithatë, e kundërta u dëshmua para pak minutave.
Bardhi dhe Sara u shfaqen papritur në skenën ku po mbahet prime, të dy të veshur bardh.
Duke folur për lidhjen e tyre jashtë formatit të BBVA3, Bardhi u shpreh se vazhdon ta dojë partneren e tij dhe se “e njeh shumë mirë”.
“Ja njoh moralin më së miri në botë, E kam zgjedh me vetëdëshirë dhe do të jetë nëna e fëmijëve të mi ashtu sic e kam thënë”, u shpreh Bardhi.