“Ti je motra ime”, Flori Mumajesi përkrah hapur ish-banoren e BBVA pas përplasjes së saj me babain

Ish-banorja e Big Brother, Sara Gjordeni, pas daljes nga shtëpia, është përballur me reagime nga babai i saj, Artur Gjordeni i cili deklaroi së fundmi se ishte divorcuar nga nëna e Sarës për shkak të tradhtisë bashkëshortore.

Sara e cila demantoi para publikut babanë e saj, duke nxjerrë dokumente gjyqësore të prindërve të cilët ishin divorcuar 25 vjet më parë.

Ajo tha se babai i saj (Artur Gjordeni) kishte kërkuar divorcin për shkak të problemeve ekonomike.

“Artur, sepse titullin baba se meritove kurrë. Sipas vendimit gjyqësor, ke deklaruar në vitin 1999 që jeni divorcuar pasi nuk mund të përballoje ekonomikisht martesën. Jo sepse ke kapur nënën time në tradhti. Turp për ty dhe gënjeshtrat e tua!”, shkroi Sara në një postim në InstaStory.

Së fundmi, në krah të Sarës ka dalur producenti dhe këngëtari i njohur, Flori Mumajesi.

Në Instastory, Flori ka shkruar “Në këtë histori je motra ime, dhe jo vajza e një njeriu si ky…”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Sarës e cila e ka falënderuar producentin. Ndër të tjerash, ajo i ka shkruar “Të dua shumë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *