Policia sekuestron mbi dy mijë euro monedha metalike të falsifikuara, ishin deponuar në BQK

Zyrtari i Bankës Qendrore i Kosovës ka raportuar në Policinë e Kosovës se një zyrtar i një banke ka deponuar në BQK 2 mijë 239 euro monedha metalike të falsifikuara.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, monedhat janë sekuestruar për ekzaminime më të mëtutjeshme.

Policia bën me dije se rasti është nën hetime, teksa ngjarja ka ndodhur gjatë mesditës të  së premtes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *