Shefi i Zyrës së BE-së, Thomas Szunyog, ka reaguar në “X” për vendimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për heqjen e të gjitha tabelave të shënuara në çirilicë.
Szunyog iu ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të zbatojmë një proces të tillë vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.
“Me nismën e fundit për zëvendësimin e tabelave zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të #Kosovës, u bëj thirrje autoriteteve që ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhëve dhe duke interpretuar pozitivisht Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, ka shkruar Szunuyog.
Ai ka thënë se kjo nënkupton që të merren parasysh komunitetet e prekura.