Albin Kurti ia “huq” në postimin e fundit, ja çfarë ka gabuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në postimin e tij të fundit në Facebook ka shpalosur detaje për takimin me sekretarin amerikan, Antony Blinken.


Kurti ka shkruar se në takim ka qenë i pranishëm edhe ambasadori Ilir Dugolli, mirëpo ajo që bie në sy është gabimi drejtshkrimor i tij, pikërisht mes atyre rreshtave.


Gabimi qëndron tek mënyra se si është shkruar një përemër pronor, ku kryeministri ka shkruar “ambasadori jonë”, në vend se të shkruante “ambasadori ynë”, raporton GazetaDemos.

Këtë e ka bërë të ditur edhe profesori Ilmi Rexhepi, i cili ka shpjeguar në detaje mënyrën e drejtë të përdorimit të këtij përemri pronor.


Sipas tij, kur prona është në njëjës dhe e gjinisë femërore, kurse pronari në vetën e parë shumës, atëherë trajta e saktë drejtshkrimore e përemrit pronor është “jonë”, ndërsa kur prona është në njëjës dhe e gjinisë mashkullore, kurse pronari në vetën e parë shumës, atëherë trajta e saktë drejtshkrimore e përemrit pronor është “ynë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *