Adelina Berisha gjobitet nga ATK me 72 mijë euro

Këngëtarja Adelina Berisha është dënuar me gjobë nga Agjencia Tatimore e Kosovës (ATK)

Burime të Gazetës Express kanë thënë që Berisha “është dënuar më 72 000 euro” nga ATK.

“Adelina Berisha është dënuar nga ATK më 72000 euro, pavarësisht se nuk dihet së ku janë bazuar ata për ta dënuar atë me këtë shifër”, ka thënë një burim i Gazetës Express, shumë i afërt me këngëtaren.

Ende nuk dihet nëse ky është një dënim nga ATK për vitin e fundit, apo është një borxh që asaj i është mbledhur që disa vite.

Ndërkaq javën e kaluar nga ATK u dënua edhe rep-artisti i njohur Mozzik, me 500 000 euro për shkak të shmangies së tatimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *