Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani mund të jetë duke i kaluar javët e fundit me skuadrën rumune, Rapid Bukuresht. Mediat në Rumani ditë më parë raportuan se për Rrahmanin ka interesim nga disa skuadra të mëdha, duke përfshirë edhe skuadrën angleze, Aston Villa.
Në rast të ndonjë ofertë të mirë, Rapidi duke se është i hapur për ta shitur Rrahamnin dhe këtë e ka thënë edhe vet presidenti i klubit Dan Șucu.
Në një intervistë për mediumin “Fanatik”, Ducu ka deklaruar se për shumë lojtarë në skuadër Rapidi është një stacion ndërmjetësues e jo një stacion përfundimtar.
“Sa herë që flasim ka një sërë transferimesh, këto transferime bëhen në bazë të studimeve të bëra nga kolegët tanë. Që bëhet fjalë për skauting, se bëhet fjalë për drejtorin sportiv, presidentin, aksionerët, stafin në përgjithësi, këto janë automatikisht gjëra që diskutohen në klub. Fakti që duke filluar nga kjo verë janë realizuar të gjitha investimet e bëra, çdo investim ka dhënë frytet e veta, është një gjë jashtëzakonisht pozitive. Të gjithë më thonë se rrallë ndodh që nga 10 lojtarë 3-4 janë të veçantë dhe 1 është i shumë veçantë”, tha fillimisht Ducu.
Albion Rrahmani u transferua te Rapid nga Ballkani në verën e vitit 2023. “Giuleşti” pagoi 600 mijë euro për ta marrë atë nga kampioni i Kosovës.
“Rrahmani e fut topin në portë, ashtu sikur edhe Burmazi e Krasniqi. Pothuajse të gjithë lojtarët tanë arrijnë të shënojnë. Kur ju i tregoni një lojtari mundësinë për të fituar gjashtë herë më shumë dhe i mohoni mundësinë të largohet kur klubi mbledh 1,500,000 euro, është e vështirë t’i shpjegosh atij lojtari. Dhe ju nuk e dini nëse ai lojtar është ende atje. Është e vështirë t’i thuash atij lojtari mos shko. Për pjesën tjetër, lojtarët e tjerë që vijnë nga kampionatet fqinje, e shohin Rapidin si një kalim, jo një stacion përfundimtar, por si një stacion ndërmjetës dhe shohin mundësinë për të shkuar më tej nga këtu” , shtoi aksioneri mazhoritar i Rapid.
Albion Rrahmani shënoi një “dopio” në derbin me FCSB, fitoi 4-0 dhe u ngjit në vendin e 2-të të renditjes së golashënuesve të Superligës, me 13 gola, një më pak se Florinel Coman dhe Darius Olaru.