Artistja e njohur Lori Kacka ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetet sociale, duke shfaqur një stil tejet interesant dhe ngjyra të jashtëzakonshme, shkruan Neutral Bizz.
Lori, e cila është e njohur për veshjet e saj të ndryshme dhe të guximshme, ka shkëlqyer sërish me kreativitetin e saj në modë.
Fotot e publikuara tregojnë një kombinim të shkëlqyeshëm të ngjyrave dhe teksturave, duke e bërë atë të dallohet në skenën e modës.
Ndërkaq, fansat dhe ndjekësit e saj janë entuziazmuar nga pamja e re e artistes dhe kanë lëvruar komplimente për stilin e saj të freskët dhe të ndryshëm.