Mbrëmjen e sotme, Gazeta Neutral ka raportuar për një incident që ka ndodhur në objektin e RTK-së, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt fizik.
Burimet e Gazetës Neutral, bënë të ditur se punëtori teknik Mirsad Bajraktari ka sulmuar kamerierin e bufesë, pas një mosmarrëveshje momentale.
Sipas informacioneve të para, viktima dyshohet të jetë i mitur (Neutral ka fshehur fytyrën e të miturit, për shkak të ruajtjes të identitetit).
Mirsad Bajraktari – punëtor teknik në RTK, i arrestuar për rrahjen e të miturit
Viktima, i mituri i cili ishte duke punuar kamarier në bufenë e RTK-së
Raportimin e Neutralit e ka konfirmuar Policia, ku në një përgjigje me shkrim kanë deklaruar se i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në një bufe në rrugën Xhemajl Prishtina, ku kanë qenë të përfshirë dy persona. Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor. Pas përfundimit të intervistimit me vendim të prokurorit të shtetit personi i dyshuar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48h“, thuhet në përgjigjen e Policisë për Neutralin.
- Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.