Mbrëmjen e sotme, Gazeta Neutral ka raportuar për një incident që ka ndodhur në objektin e RTK-së, ku dy persona janë përfshirë në një konflikt fizik.
Burimet e Gazetës Neutral, bënë të ditur se një punëtor teknik ka sulmuar kamerierin e bufesë, pas një mosmarrëveshje momentale.
Raportimin e Neutralit e ka konfirmuar Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim.
Nga Policia thonë se i dyshuari është duke u intervistuar ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme lidhur me rastin.
“Sot rreth orës 19:30, kemi pranuar informatën për një rrahje në një bufe në rrugën Xhemajl Prishtina, ku kanë qenë të përfshirë dy persona.
Lidhur me këtë rast në cilësinë e personit të dyshuar nga ana e policisë po intervistohet një person, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë.