Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, duket se ka lëshuar pe për tokat rreth Manastirit të Deçanit.
Sot në mbledhjen e Qeverisë, Kurti tha se i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit të Deçanit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ky vendim i ekzekutivit ka shkaktuar reagim të madh në opinion, duke ia kujtuar kryeministrit Kurti se ai “i ka hangër fjalët e veta” rreth kësaj çështje.
Shkurtimisht, këtë veprim e komentoi edhe ish-kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.
Mustafa tha për Klankosova.tv tha se Kurti do t’i zbatojë vendimet një nga një, ato të cilat i ka prolonguar me diskurs propagandistik popullist.
“Kurti e ka ditur që nga fillimi se ligjet dhe vendimet e organeve ligjore duhet të zbatohen. Deri tani i ka prolonguar me diskurs propagandistik popullist. Tani i mbështetur për muri do ti zbatojë një nga një. Dhe do të vetlavdërohet!”, tha shkurtimisht Mustafa për Klankosova.tv
Ky hap i ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës, u vlerësua fort nga faktori ndërkombëtar, që u cilësua si “guxim politik” dhe “hap të domosdoshëm”.