Rep-artisti i njohur shqiptar, Noizy tash e sa kohë ka paralajmëruar koncertin e tij.
Ky koncert pritet të titullohet “Alpha Show” dhe do mbahet në Tiranë.
Ku do të performojnë super artistët si Dhurata Dora, Ylli Limani, Ledri Vula, Loredana e shumë të tjerë.
Mirëpo miku i tij aktori i njohur Blerim Destani ka ngritur dyshimet se ky mund të jetë edhe koncerti i fundit i artistit.
Në një intervistë për ABC News ai tha Noizy po mendon që së shpejti ta mbaroj karrierën.
“Ai tenton apo mendon së shpejti ta mbaroj karrierën dhe do doja që mos të ndodhte kjo. Është një njeri shumë i lartë. Shqipëria me 2 milion banorë, të jesh aq i suksesshëm sikur është Noizy meriton një mburrje për të gjithë ne dhe shpresojmë mos të ndalojë kurrë”, tha Blerimi.
Theksojmë se ky koncert do mbahet me datë 14 Gusht ku do përformojnë numër i madh i artistëve vendor e ndërkombëtar.