Janë të shpeshta rastet kur punëtorët fizik dërgohen në spital për trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve që marrin në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë ka ndodhur dje në Prizren.
Sinjali mëson se një punëtor është lënduar teksa po kryente punë ndërtimore në një objekt në lagjen ‘Dardani’, me ç’rast është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e 26-vjeçarit është e stabile dhe pas tretmanit mjekësor ai është liruar për në shtëpi.
Ndërkohë rasti është denoncuar edhe në Polici të cilët kanë dalë në vendin e ngjajres për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ’Lëndim aksidental’.