Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre presidentes Osmani

Ambasadorët e vendeve të QUINT-it i kanë shkuar sot në zyre Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Sot gjatë ditës, fillimisht veturat e ambasadorëve amerikan, britanik dhe gjerman u panë në oborrin e Qeverisë së Kosovës.

Ndërsa, gjatë kësaj jave, në Prishtinë do të jetë për vizitë i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Emisari amerikan do të diskutojë me liderët e qeverisë për dialogun si dhe çështjen e dinarit. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *