Një person i gjinisë mashkullore është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për dhunimin e një vajze në Ferizaj.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNIM/Ferizaj 26.07.2022-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin ndaj të dyshuarit me vendim të prokurorit kompetent është caktuar masa e ndalimit. Rasti është duke u hetuar.