Ekskluzive: Gazeta Neutral mëson identitetin e personit të tretë të plagosur nga konflikti me armë zjarri në Gjakovë

Në mbrëmjen e 9 marsit, në një lokal në qytetin e Gjakovës, u konfrontuan fizikisht tre persona ku pati të shtëna me armë zjarri, raporton Gazeta Neutral.

Rasti ndodhi në lokalin “Republika” në Gjakovë, ku i dyshuari Shkelzen Ahmeti (djali i ish-kryeshefit të KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti) u përfshi në një konflikt verbal dhe më pas fizik me Dritan Stublla, i cili punon si menaxher në këtë lokal, dhe mbeti i plagosur nga të shtënat.

Gazeta Neutral mëson nga burimet e saj se personi i tretë i cili është plagosur është Fidan Zhaveli, i cili dyshohet se ka plagë në veshkë.

Po i njejti burim i Gazetës Neutral thotë se prokuroria e cilëson si tentim vrasje pasi janë shkrepur mbi gjashtë plumba.

Shkelzen Ahmeti, djali i ish-kryeshefit të KRU “Gjakova”, Ismet Ahmeti, gjendet ende në arrati, ndërsa policia është ende në kërkim të të dyshuarit.

Kush me kë darkoj para ngjarjes – Gazeta Neutral sjellë detaje ekskluzive nga plagosja në Gjakovë

Si nisi konflikti?

Gazeta Neutral mëson nga burimet e veta se konflikti kishte nisur pasi në lokalin “Republika” në Gjakovë po mbahej një ndejë, në të cilën do të duhej të bëhej rezervim paraprak për të qenë të pranishëm.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se Shkelzeni kishte arritur në lokal rreth orës 00:00, por kishte kuptuar se nuk e kishte më tavolinën të cilën e kishte rezervuar. I gjendur në këtë situatë, dyshohet se Ahmeti ishte revoltuar me Stubllën duke ju drejtuar “Pse s’ma ki rujt venin?”.

Po i njëjti burim, bën të ditur për Neutralin se në atë moment ka nisur konflikti verbal i cili më pas ka eskluar deri në plagosjen e Stubllës me armë zjarri.

“Pse s’ma ki rujt venin?”, zbulohet motivi i plagosjes në lokalin në Gjakovë – i dyshuari ende në arrati

Afër të dyshuarit dhe viktimës, gjendej edhe një person i tretë i cili ka marrë lëndime të lehta trupore.

Ndryshe, rastin për Gazetën Neutral e ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës.

Elezaj ka thënë se i dyshuari për aktin është në kërkim.

“Sot rreth orës  00:10 kemi pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën “Fan Stilian Noli” në Gjakovë, ku për pasojë tre persona (meshkuj të moshës madhore) kanë marrë plagë,  të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri.  Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe viktimave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.  Aktualisht jemi duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në drejtim të zbardhjes së rastit dhe kapjen e të dyshuarit. Në konsultim me prokurorin e shtetit është iniciuar rast “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ka thënë Elezaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *