Dy kurdë dhe një serb nga Mitrovica dyshohen për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Pas vrasjes së ish-boksierit Besar Nimani në Bielefeld, policia mesa duket ka pista për vrasësit. Sipas raportimeve të mediave, dëshmitarët thuhet se kanë njohur autorët dhe i kanë thënë policisë emrat e dy kurdëve dhe një serbi me origjinë nga Mitrovica.

Sipas raportimeve të radios gjermane Radioguetersloh.de, të dyshuarit mendohet se  tashmë janë jashtë vendit.

Berat Nimani, vëllai i viktimës ka thënë për Klan Kosova se i dyshuar për vrasjen e boksierit është dhe një serb i Mitrovicës.

Sipas vëllait të Nimanit, ka video të arratisjes së vrasësve.

Vëllai raporton se Besar Nimani është kërcënuar vazhdimisht nga vëllezërit kurdë.

“Prandaj i ka rrahur tre vjet më parë. Ai mori armë për të mbrojtur gruan dhe tre fëmijët e tij”, tha ai.

Një vit më parë, Nimani u kap në kufirin austriak me pesë armë zjarri.

Çka dihet për vrasjen e boksierit?

Të shtunën në mbrëmje Besar Nimani u vra me armë zjarri në Bielefeld të Gjermanisë. Sipas dëshmitarëve okularë, një grup burrash i janë afruar viktimës përpara ta qëllonin. Ai ka vdekur nga plagët e marra në vendngjarje.

Grupi i personave që qëlluan janë në arrati. Dëshmitarët i thanë Radio Bielefeld se ishin në një kafene në Obernstrasse përpara se të kryenin krimin, ndërkohë që viktima kishte dalë nga një parkueri kur u qëllua.

Besar Nimani, 38-vjeçar, edhe në vitin 2013 ishte viktimë e një sulmi të tillë, në atë kohë ai u qëllua në një qebaptore në kryqëzimin e Feilenstrasse dhe Bahnhofstrasse. Ai kishte marrë plagë në kofshë dhe gju.

Nimani ishte me origjinë kosovare-shqiptare, në vitin 1997 ai u zhvendos në Bielefeld. Ai fitoi titullin evropian në peshën e mesme të lehtë dhe humbi vetëm një herë në karrierën e tij profesionale.

Vdekja e boksierit, Besar Nimani e ka prekur dhe pikëlluar edhe ish-kampionin botëror të boksit, Marco Huck.

Huck i tha me trishtim BILD-it: “Jam i tronditur. Besari ka qenë shoku im i fëmijërisë. Kur isha në Bielefeld, ishim çdo ditë dhe gjithmonë bashkë. Vetëm dhjetë ditë më parë takova Besarin në Bielefeld. Ne biseduam për kohët e vjetra në një kafene dhe qeshnim shumë. Shoku im ishte një djalë shumë argëtues dhe i fortë, me shumë energji dhe gjithmonë i dobishëm. Është e gjitha kaq mizore. Ende nuk mund ta besoj se nuk do ta shoh më kurrë këtë mik të mirë.”

Pas kohës së Bielefeldit, dy boksierët u ndanë. Marco Huck u bë profesionist në Berlin Sauerland dhe më vonë u bë kampion botëror në WBO nën drejtimin e trajnerit Ulli Wegner. Nimani u zhvendos në Berlin-Marzahn, ku u përgatit për meçet e tij nga trajneri i njohur profesionist, Otto Ramin.

Ramin për BILD: “Më vjen shumë keq. Besari kishte talent dhe ishte shumë punëtor. Me ne stërviti edhe motra e tij, e cila më vonë boksoi me kombëtaren amatore”.

Marco Huck nuk mund të besonte atë se çfarë ndodhi

“Çfarë akti i tmerrshëm, askush nuk e meriton këtë. Unë fola në telefon me vëllain e Besarit, Beratin, i cili ishte një vit më i madh se unë dhe gjithashtu boksier, dhe i shpreha ngushëllimet e mia familjes”.

Marco Huck ka humbur një mik dhe shpreson “që autori ose autorët do të kapen dhe do të marrin dënimin e tyre të merituar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *