Një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë të lënduar pas një aksidenti mes dy veturave në Shtaric të Klinës.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur gjatë orëve të para të së martës.
“Në aksident ishin të përfshirë dy vetura civile me targa vendore. Deri te aksidenti kishte ardhur gjerë sa i dyshimti ishte duke qarkulluar nga drejtimi i Klinës në drejtim të fshatit Ujmir dhe me të arritur në fshatin Shtaric- Klinë, kalon në anën e majtë dhe me pjesën e par ballore përplaset ne automjetin e viktimës qe ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt”, thuhet në njoftim.
“Në vend të ngjarjes mjeku kujdestarë ka konstatua vdekjen e njërit nga të lënduarit ( i dyshuari) gjerë sa tre persona të lënduar janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”.
Tutje, policia bëri me dije se me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.