Një tërmet i fortë ka lënë të paktën dy persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur në Filipine. Tërmeti shkaktoi rrëshqitje të vogla dheu, duke dëmtuar ndërtesa dhe kisha derisa u panë edhe pacientë të spitaleve që të tmerruar nxitonin të dilnin jashtë.
Tërmeti me magnitudë 7 ballë kishte epiqendrën në provincën e Abra në një zonë malore, tha Renato Solidum, kreu i Institutit të Sizmologjisë.
“Toka u dridh dhe dritat u fikën papritmas. Ne dolëm me nxitim nga zyra dhe dëgjova britma dhe disa nga shokët e mi që ishin në lot”, tha Michael Brillantes, një oficer sigurie në qytetin Abra të Lagangilang, afër epiqendrës.
“Ishte tërmeti më i fuqishëm që kam ndjerë dhe mendova se toka do të hapej”, tha Brillantes për Associated Press.