Shqiptari 27-vjeçar Kasem Kasmi u vra dje në Frosinone të Italisë, i cili në qytetin Ciociaria, njihej me pseudonimin Carletto.
Një plumb e goditi në qafë dhe i riu vdiq pas vetëm njëzet minutash.
Siç raportohet, autori i dyshuar është bashkëkombësi i tij, 23-vjeçari Mikea Zaka.
Vrasësi u tha hetuesve se kishte qëlluar mbi një grua që ishte në konflikt. Kjo e fundit, sipas raportimeve nga autori i dyshuar, fillimisht ka qenë e dashura e viktimës Kasemit dhe më pas është bashkuar me Mikean, vrasësin.
Ky i fundit pretendon se kanë qenë vëllezërit Ervin dhe Kasem që e kanë sulmuar të parët dhe se ai ka qëlluar vetëm për t’u mbrojtur.
Sipas mediave shqiptare, ai shkonte shpesh në Romë dhe bënte jetë luksoze.