Sot, parkun e biznesit në Drenas e ka kapluar një tym i madh.
Në fshatin Korroticë e Epërme, është përfshirë nga zjarri një fabrikë e plastikes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
Ajo tha se rasti ka ndodhur rreth orës 11:00, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia.
“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një fabrikë në fshatin Korroticë e Epërme të Drenasit. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Për detaje njoftoheni me kohë”, tregon Ahmeti.