Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Tumoc të Istogut ku si pasojë e përplasjes një person është lënduar dhe është dërguar në Spitalin e Pejës.
Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut. Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrëfikësat”, tha Gashi.