Një burrë që u gjet pa ndjenja me gjarprin prej 4.5 metra të mbështjellë rreth qafës ka vdekur në spital.
Elliot Senseman, 27 vjeç, vdiq të hënën në spital për shkak të “dëmtimit anoksik të trurit”, sipas Zyrës së Kërkimit të Qarkut Lehigh.
Policia mbërriti në shtëpinë e Senseman në Pensilvani të mërkurën e kaluar për të gjetur gjarprin të mbështjellë rreth qafës së tij. Senseman ishte pa ndjenja kur policia e gjeti dhe thuhet se kishte vuajtur nga arresti kardiak pasi gjarpri filloi t’i shtrëngohej rreth qafës.
Oficerët që u përgjigjën e qëlluan dhe vranë gjarprin në mënyrë që të mund ta hiqnin nga qafa e burrit.
“Për shkak se gjarpri ishte shumë i madh, pjesa e mesme e gjarprit ishte mbështjellë rreth fytit. Koka e gjarprit ishte mjaft larg nga viktima, sa që oficeri mori një vendim në sekondë dhe ai vazhdoi të qëllonte gjarprin në kokë,” tha për ABC7, togeri i Departamentit të Policisë së Toënship-it të Upper Macungie, Peter Nickischer. “Ishte pa dyshim një situatë për jetë a vdekje për këtë person”, raporton The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Senseman thuhet se ka mbajtur disa gjarpërinj si kafshë shtëpiake.
Pensilvania nuk ka ligje shtetërore që rregullojnë zotërimin e specieve jo-vendase të zvarranikëve ose amfibëve