Drejtori i Transparency International: Strategjia kundër korrupsionit është e vonuar, ligji për lobimin i nevojshëm

Drejtori i organizatës ndërkombëtare “Transparency International”, Daniel Eriksson, tha se strategjia kundër korrupsionit është shumë e vonuar dhe se ligji për lobimin është shumë i nevojshëm.

Eriksson ka deklaruar për EO se shumica parlamentare duhet të veprojë për të siguruar funksionimin e sistemit, në atë mënyrë që kur ato sisteme të vendosen, jo vetëm qeveria aktuale, por të gjitha qeveritë e ardhshme të jenë më elastike ndaj korrupsionit.

“Vullneti politik për reforma kundër korrupsionit është thelbësor për të arritur progres. Dhe kjo duhet të rezultojë në reforma që janë gjithëpërfshirëse dhe më të shpejta se sa shihni për momentin. Duhet të kujtojmë se strategjia kundër korrupsionit është shumë e vonuar dhe se ligji për lobimin është pak a shumë i ngecur. Qeveria nuk duhet të përdorë shumicën e saj aktuale në kurriz të dialogut publik. Nëse doni të luftoni korrupsionin, duhet të futni sisteme që janë elastike ndaj korrupsionit. Është shumë e rëndësishme të mbahet mend për njerëzit, për qytetarët e Kosovës, se nëse keni një sistem që nuk funksionon dhe zëvendësoni njerëzit, do të merrni të njëjtin rezultat. Shumica në Parlament, në konsensus me Parlamentin, duhet të veprojë për të siguruar funksionimin e sistemit. Që sistemet të vendosen në mënyrë që jo vetëm qeveria aktuale, por të gjitha qeveritë e ardhshme, të jenë më elastike ndaj korrupsionit dhe kjo është një mundësi e madhe që ekziston tani në Kosovë”, ka theksuar ai.

Drejtori i TI-së ka theksuar që shoqëria civile dhe mediat kanë rol thelbësore në luftë kundër korrupsionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *