Don Xhoni bëhet me makinë luksoze BMW, por nuk di t’a parkojë

Reperi i njohur, Don Xhoni  ka treguar se po vazhdon të bëjë jetë luksoze.

I pasionuar pas makinave, Don Xhoni ka treguar veturën e tij më të re.

Ai ka postuar makinën e tij të tipit BMW, mbi imazhin e të cilës ka shkuar: Helm mbi tokë.

Ndonëse është bërë me veturë të re, të cilën edhe e ka postuar, në foto shihet se reperi e ka parkuar gabim dhe në hapësirën e dedikuar për personat me aftësi të kufizuara.

Kujtojmë se pak ditë më parë ai lansoi këngën më të re “Katile” protagonist në të cilën ishte Megi Pojani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *