Ish-drejtori i SHSKUK-së, Curr Gjocaj, njofton se viktimat e aksidentit të mbrëmshëm në fshatin Krushevë e Madhe e Klinës, janë familjarë të tij.
Doktori Gjocaj njofton se burri që vdiq Fahriu, është djali i xhaxhait të tij. Fatkeqësisht në aksident humbi jetën edhe gruaja e Fahriut, Vlora.
Gjocaj shkruan se për detajet e varrimit të çiftit nga Baballoqi i Deçanit, miqtë dhe familjarët do të njoftohen me kohë.
Sipas policisë, shoferi tashmë i ndjerë, nuk e kishte ndalur automjetin e tij te shenja ‘STOP’ duke u përfshirë pastaj në aksident me një tren.
“Krushevë e Madhe, Klinë / 09.03.2024 – 18:10. Një mashkull dhe një femër kosovar-e kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur midis automjetit (furgon) që po udhëtonin dhe një treni. Aksidenti dyshohet se ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit (i vdekuri) nuk e ka ndaluar automjetin në shenjën STOP para vendkalimit mbi hekurudhë me ç’rast është goditur nga treni. Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.