Një sherr masiv mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Pejë. Sipas informacioneve të dërguara në sherr janë përfshirë mbi 12 persona në ambientet e një klubi nate.
Nga pamjet, të rinjtë duket se mbajnë në duar shishe të cilat i gedhin drejt njëri-tjetrit në tavolinat përbri teksa kërcasin grushtet. Shkaku i sherrit sipas dëshmitarëve është bërë një vajzë e cila ishte e shoqëruar, shkruan gazeta Neutral.
”Pse ma sheh femnën”, i është drejtuar i riu njërit prej djemve në tavolinën ngjitur e më pas sherri ka agravuar. Në video duket që ndërhyjnë rojet e sigurisë së klubit të cilët ndajnë djemtë e përfshirë në sherr.
Videon mund ta shikoni në linkun më poshtë: