Boksieri “kuqezi” për fitoren e Joshuas, Florian Marku: Ishte nokaut fantastik, po kthehet

Anthony Joshua fitoi me një nokaut brutal në raundin e dytë ndaj Francis Ngannou, duke e mbyllur meçin më herët se sa ishte pritur.

Dy herë ish-kampioni i unifikuar i peshave të rënda boksoi me superyllin e MMA në një meç të mbajtur në Arabinë Saudite, shkruan LIG Sport

Për meçin e mbrëmjes ka reaguar edhe boksieri shqiptar, Florian Marku i cili i thur lavde Joshuas në rrjetet sociale.

“Nokaut fantastik nga Joshua. Ai u gjend më mirë sesa herave tjera”, u shpreh Marku në rrjetet sociale

Tifozët e boksit në mbarë botën u mahnitën me nokautin dhe paraqitjen e AJ sonte, që tregoi nivele të larta të boksit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *