Arrestohet një burrë në Fushë Kosovë, dyshohet se i dërgoi foto intime ish-bashkëshortes

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Fushë Kosovë, nën dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale i ka dërguar disa fotografi intime ish-bashkëshortes së tij.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, pas intervistimit.

“Fushë Kosovë / 08.03.2024 – 01:30. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti përmes rrjeteve sociale i ka dërguar disa foto intime  ish-bashkëshortes së tij, viktimës f/k. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *