Avokati i Cllevios bënë deklaratë të fortë pas reagimit të bujshëm nga Noizy-i


Prej disa javësh, kryefjalë e mediave rozë vazhdojnë të jenë dy reperat, Noizy dhe Cllevio. Pasi doli nga burgu dhe pas sherreve të shumta, ky i fundit ka vendosur të kërkojë falje. Madje e ka konsideruar Noizyn, maja e piramidës.

Ndërkohë, lidhur me këtë ka reaguar Noizy, i cili i ka kërkuar atij të qetësohet dhe të mos flas broçkulla.


“Uroj të qetësohesh sepse përvec vetes dhe shoqërisë tate, e marr në qafë gjithë familjen dhe miqtë e tu të afërt, që thua shumë i do. Janë të gjithë me zemër të ngrirë se çfarë do brroçkëllisësh ti në live e radhës, duke argëtuar kalamaj dhe njerëz të smirt në internet, sepse të jesh i sigurt që njerëzit e mëdhenj dhe të hajrit nuk të ndjekin kur ti vetëm shan dhe ofendon, a e din pse? Se nuk është naj gjë e bukur e naj gjë e rrallë, a ka mundësi të bësh art? Harxhoje energjinë duke bërë diçka të hajrit sepse ato që ke bërë deri tani janë për të argëtu kalamaj dhe idiotat që gëzon kjo tokë…Unë ende s’kam besim te ti gjithsesi shofim, të jesh mirë. Mos rri në live sepse ato janë për të lënë njerëzit duke parë ekranin e një telefoni, bota ka më shumë se Instagram &TikTok, fix ur self young man”, ka shkruar reperi në Instastory.

Më herët, ka reaguar edhe avokati i Cllevios, i cili përmes një postimi në Instagram ka bërë me dije se avokatët e reperit kanë nisur negociatet për uljen e tensioneve duke shpresuar se së shpejti do të kenë rezultate pozitive./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *