Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bekim Shyti, ka qenë i ftuar në emisionin DPT te Fidani ku ka folur për kohën e luftës dhe fotografitë që i ka realizuar atë kohë në familjen Jashari.
“Nuk më lejonin në asnjë mënyrë që të futem të fotografojë. Ishin disa policë civilë por unë nuk komunikoj me ta në asnjë mënyrë. Foto e datës 8, ndërsa me 7 janë ato tek shtëpitë”
“Kam shkuar me televizion suedez se s’ka pasur mundësi ndryshe. Një moment policët që më kanë përcjell kanë dasht me mi marrë me mi dëmtu. Kufomat kanë qenë dy km larg lagjes, në rrugën Skenderaj-Gllogoc. Ka qenë edhe një hoxhë aty edhe ai nuk lejonte me hy por nuk e pyta askënd. Hyna, ckado që folshin, unë flisja suedisht. I filmova, më përcollën ndërkohë dhe shfrytëzova një moment ku ndërrova negativin me një tjetër dhe më pas më thirrën, dhe ma morën negativin dhe ma hudhi në tokë. I dhashë një dokument suedez atyre”, tha Shyti.
“Negativin që ishin fotografitë, e futa në pantallona. Nuk ma gjetën. Nuk më kontrolluan shumë”, shtoi tutje ai.