E ëma e la vetëm për 6 ditë: Gjendet e pajetë vogëlushja, shkak dyshohet të jetë …

Një vajzë e vogël në Itali, që u gjet pa shenja jete, dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e urisë. Diana e vogël, një vjeç e gjysmë, u gjet e pajetë pasi e ëma Alessia Pifferi e kishte lënë prej gjashtë ditësh vetëm në shtëpi.

Mjekët ligjorë e kanë ekzaminuar trupin e vogëlushes dhe nuk kanë gjetur një shkak të mundshëm për vdekjen, dhe për këtë arsye janë rezervuar me përgjigjet për të pasur të dhëna më të sakta nga hetimet e mëtejshme.

Do të duhen disa javë për një raport të parë nga ekspertët, të caktuar në hetimin e skuadrës së lëvizshme, të koordinuar nga prokurori i Milanit, Francesco De Tommasi. Megjithatë, nga sa raportojnë mediat në vend, do të jetë e vështirë të identifikohet shkaku i saktë i vdekjes.

Siç raporton Il Giorno, mjekët konfirmuan se vajza e vogël me shumë gjasa ka humbur jetën si shkak i urisë dhe etjes.

Nga analizat e mëtejshme të autopsisë mund të dihet se kur ka vdekur fëmija gjatë atyre 6 ditëve në të cilat ajo ka mbetur vetëm. Tani për tani duket se vdekja ka ndodhur para 24 orëve para zbulimit të trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *