Gjatë ditës së enjte, në objektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, u zhvillua një aksion simbolik nga Partia Socialdemokrate.
Përmes dorëzimit të një “libreze me njësha” për ministrën e Arsimit, Arbërie Nagavci, ata shprehën qëndrimin e tyre, por u ndaluan nga Policia e Kosovës.
Në mesin e arrestimeve të kryera nga Policia e Kosovës ishte edhe Nol Nushi, sekretari i Partisë Socialdemokrate.
Në një deklaratë për Gazetën Neutral, Nushi theksoi se ata kërkojnë shkarkimin e Nagavcit nga detyra e ministrisë së Arsimit.
“Këta që ruajnë imazhin e tyre, por shkatërrojnë arsimin, duhet të shkarkohen,” shtoi ai.
Në lidhje me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës, Nushi nënvizoi se aksioni i tyre ishte i qetë.
“Edhe pse ne kemi qenë tërësisht paqësorë, policia intervenoi në një hapësirë universitare për të mbrojtur imazhin e ministrisë së deshtuar,” theksoi ai.
Në kohën e mëngjesit të sotëm, PSD organizoi edhe një aksion tek Kuvendi i Kosovës.