Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM)
Në votim morën pjesë 62 deputetë, prej tyre 61 votuan për, një kundër dhe nuk pati asnjë abstenim.
Ky Projekligj kishte nxitur reagime të mëdha nga shoqatat e gazetarëve vendore e ndërkombëtar, të cilët e shohin si një tendencë e Qeverisë për të kontrolluar mediat.
Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, ka thënë se ky Ligj është sulmi i radhës dhe përpjekja e radhës për kontroll ndaj mediave online dhe gazetarëve.
Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se ndryshimet në Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave duhet të bëhen në atë mënyrë që nuk do të kenë “ndikim negativ” në lirinë e mediave.