Policia e Kosovës ka gjetur pesë zolla në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Ai ka thënë se këto zolla dyshohet t’i përkasin ngjarjeve në Banjskë.
“Në afërsi të Manastirit të Banjskës në Zveçan janë gjetur pesë zolla. Mjetet ushtarake dyshohet se i përkasin ngjarjeve të shtatorit të vitit të kaluar”, ka deklaruar Elshani.
Hetimet janë duke vazhduar.
Më 24 shtator të vitit 2023, në Banjskë të Zveçanit, një grup terrorist nga Serbia në krye me kriminelin Millan Radoiçiq, e kishin sulmuar Policinë e Kosovës, duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.
Policia e Kosovës iu kundërpërgjigj këtij sulmi duke i vrarë tre pjesëtarë të grupit terrorist.
Milan Radoiçiq arriti të ikë në Serbi, ai e pranoi se kishte qëndruar prapa këtij sulmi.