Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar një muaj paraburgim një dyshuarit R.Th për veprën penale “Sulm seksual”.
“Gjyqtarja e procedurës paraprake pas vlerësimit të provave dhe fakteve të çështjes të dorëzuar nga Prokuroria ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtin֝ë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.TH dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji. Paraburgimi i caktohet në bazë të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1, 1.2, pikat: 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së.”
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.