Bekë Berisha dënon ashpër vizitën e disa klerikëve serbë në Kishën e Studenicës: Kanë për qëllim përhapjen e të pavërtetave

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e ka dënuar ashpër vizitën e, siç thotë ai, të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut. Sipas tij, qëllimi i këtyre vizitave është përhapja e të pavërtetave dhe nxitja e urrejtjes.

“Dënojmë ashpër vizitën e disa të ashtuquajturve klerikë serbë në Kishën e Studenicës së Istogut, sepse qëllimi primari tyre siç u pa ishte përhapja e shumë të pavërtetave nga ana e tyre dhe nxitja e urrejtjes në Kosovë. Ato se çka deklaruan nga këta “vizitorë të paftuar” janë tipike propaganduese, janë në kundërshtim me  faktet historike e shkencore, sepse Kisha e Studenicë së Istogut ( e njohur ndryshe si Bazilika në Studenicë të Istogut)  daton që nga shek. VI pas Krishtit, pra është një kishë ( Balizikë paleokristiane, d.m.th i takon krishterimit të hershëm), pra është një kishë josllave (joserbe)”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Para pak ditësh raportohet se disa priftërinj serb ortodoks nga kisha e Deçanit dhe e Prizrenit e kanë vizituar Kishën e Studenicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *