Sherri Cllevio- Noizy i ka mbajtur të ‘gozhduar’ të gjithë!
Mirëpo, Cllevio vijon të qëndrojë ‘live’ në Instagram, ku vijon ende flet për Noizy-n.
Së fundmi, në një video ‘live’, Cllevio i ka kërkuar falje Noizy-t. Po, po e lexuat mirë.
“Nuk po iki nga përgjegjësia. Noizy, do të them bello kur të puth në faqe dhe ti nuk do ma marrësh për keq. Do të gjej një pseudonym të bukur. Mua më pëlqen të më thërrasësh ‘Gango’. Dhe ty kur të them ‘Bello’ do të të puth. Po ta thash do ta them se je king. Unë kam frikë se mos dashurohet edhe e dashura ime me ty. Dua të them se ty të shikon femra dhe dashurohet me ty. Vëri gishtin njërës ti dhe ajo dashurohet direkt. Unë të njoh dhe ti më njeh, virtualisht. Unë Arkimedin prapë nuk ta shesë dhe nëse ai të mërzit ty. Unë jam më i mirë se ti dhe Arkimedi, por më budallenj se ju. Ti je shumë i mirë, je maja e piramidës. Po hajde ma mbush mendjen mua. Kur të kem unë 4 milionë dollar do më njohësh se çfarë dhuratash do të bëj unë ty. Kapitenit tuaj i kërkoj falje për familjen, Crax për këtë shokun, ty Dulla jo. Noizy mendoje mirë.”- u shpreh ai.
Por një detaj na zuri syrin që në fakt na bëri shumë përshtypje. Edhe pse janë në konflikt me njëri tjetrin dhe i gjithë rrjeti po ‘zien’ për ta, Cllevio ka bërë një veprim të papritur ndaj Noizy-t.
Cllevio ka bërë ‘follow’ në Instagram Noizy-n, ndërkohë që ky i fundit nuk e ndjek.
A do të ketë paqe mes dy reperave? Mbetet për t’u parë.