Policia e Kosovës ka zbuluar armë dhe municion pa leje në shtëpinë e një të dyshuarit mashkull kosovar në Fshatin Skifteraj.
Gjatë kontrollit, u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë me 28 fishekë, një armë automatike me 242 fishekë dhe një pushkë.
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Skifteraj, Viti 05.03.2024 – 13:55. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 28 fishekë, një armë automatike me 242 fishekë dhe një pushkë. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.