Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet ndaj një 26-vjeçari, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht nipin e tij të mitur, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:30 në rrugën ‘Kajtaz Ramadani’, ku i dyshuari ka sulmuar fizikisht nipin e tij 9-vjeçar, duke e goditur me fshesë dhe me shuplaka.
Si pasojë e lëndimeve të marra, fëmija është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, teksa rasti është denoncuar edhe në Polici.
Hetuesit policorë kanë intervistuar në cilësinë e dëshmitares gjyshen e fëmijës, teksa i dyshuari ka rezultuar në gjendje të dehur dhe ka qenë i pamundur intervistimi i tij.
Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’ si dhe është njoftuar edhe Qendra për Punë Sociale.