Një mural me portretin e Hamëz Jasharit është realizuar në Ferizaj

Një mural me portretin e Hamëz  Jasharit është realizuar në Qendrën e Stërvitjes Kolektive në Kazermën e FSK-së “Skënderbeu” në Ferizaj

“Qysh kur dielli ngroh këtë tokë, ne jemi këtu”, është fjalia që i është bashkëngjitur portretit të Hamëz Jasharit.

Këtë mural e ka realizuar piktorja nga Ferizaj, Pranvera Sylejmani dhe piktorë të rinj të qytetit.

“Në ADN-në tonë është UÇK-ja dhe gjaku i derdhur për këtë vend. Faleminderit familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve që falë sakrificës së tyre ne sot frymojmë të lirë ne Shtetin tonë!  Lavdi Epopesë se Lavdishme të UÇK-së! Falënderojmë shumë Komandantin Arben Krasniqi dhe gjithë stafin e tij”, ka shkruar piktorja Sylejmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *