Mitrovica në shok: Të shtëna me armë zjarri, policia gjen…

Policia e Kosovës mbrëmë rreth orës 22:20 është njoftuar se janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur në parkingun e një qendre tregtare dy predha që dyshohet të jenë të armës së gjatë që u përdor në rast.

Nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale si dhe nuk ka persona të dyshuar lidhur me rastin.

Me vendim të prokurorit rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *