I plagosuri sot në Prishtinë, lirohet nga QKUK-ja

Sot rreth orës 10:00 një person është rrahur dhe plagosur me armë nga disa persona tjerë në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Shala”, ku pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Rreth gjendjes së tij shëndetësore, Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla tha se pas trajtimit në Klinikën Emergjente, ai është liruar për në shtëpi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *