Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, arrestoi sot një person serb me inicialet Ž.N. (1954) në Mitrovicën e veriut.
Ai akuzohet për krime lufte, duke përfshirë dhunën seksuale kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.
Pas intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ai është dërguar në ndalim për 48 orë sipas vendimit të Prokurorisë Speciale.