IKD, FOL dhe INPO i kërkojnë Këshillit Prokurorial të Shtetit shpalljen e konkursit të ri për Kryeprokuror të Shtetit

Prishtinë, 4 mars 2024 – Organizatat jo-qeveritare, IKD, FOL dhe INPO i kanë bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës që në përputhje me kompetencat që ka, pas mos dekretimit të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit nga Presidentja e Republikës së Kosovës, të shpallë konkurs të ri për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit.

“Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit që nga prilli i vitit 2022. Kështu, tani po bëhet dy (2) vite që kur Prokurori i Shtetit funksionon me u.d. të Kryeprokurorit të Shtetit. Me këtë rast, duhet theksuar se nevoja për për të pasur Kryeprokuror të Shtetit nuk përjashton nevojën për një proces transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”, shkruan në njoftimin zytar.

Tutje aty është përmendur se më 17 tetor 2023, Presidentja e Republikës së Kosovës kishte njoftuar se nuk e ka dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për Kryeprokuror të Shtetit, duke e kthyer këtë proces në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Fatkeqësisht, kur po bëhen pesë (5) muaj nga nxjerrja e këtij njoftimi nga Presidentja e Republikës së Kosovës, KPK ende nuk ka vepruar në drejtim të zhvillimit të një procesi meritor dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit për Kryeprouror të Shtetit. Veprimi i vetëm i tyre ka qenë ripropozimi, pa proces të ri konkurues, i emrit të njejtë për dekretim si Kryeprokuror të Shtetit.Kjo mënyrë e veprimit nga KPK shpërfaqë mungesë të vullnetit të tyre për të zhvilluar një proces transparent dhe meritor për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit. Duke abstrahuar mos zhvillimin e një procesi meritor, transparent dhe me integritet të pakontestuar”.

Sipas tyre, nëse deri më 17 tetor 2023 KPK nuk ka pasur përgjegjësi për vonesat që janë krijuar në këtë proces për shkak se propozimi ishte tek Presidentja e Republikës së Kosovës, që nga kjo datë e tutje, KPK është institucioni i vetëm përgjegjës pse Kosova nuk ka Kryeprokuror të Shtetit.

Të tri organizatat në njoftimin zyrtar kanë thënë se në linjë me rekomandimet e dala nga vendimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, gjetjet e koalicionit të OJQ-ve dhe thirrjeve të partnerëve ndërkombëtarë, KPK duhet të shpallë konkursin e ri për Kryeprokuror të Shtetit dhe të sigurojë një proces meritor dhe transparent, në mënyrë që emri i Kryeprokurorit të ri të Shtetit të dalë nga një proces me integritet të pakontestuar.

Aty është përmendur edhe reagimi i Ambasadës Amerikane, Gjermane dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *