Një zjarr i madh ka përfshirë një shtëpi të pabanuar në fshatin Hanroc të Lipjanit, të dielën në mëngjes, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se pronari i shtëpisë ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast njësitë përkatëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ekipi i zjarrfikësve ka arritur që të lokalizojë zjarrin, ndërkohë që Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Bazuar në dëshminë e viktimës, dëmi i shkaktuar kap vlerën e rreth 25 mijë eurove.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Zjarrvënie’, ndërsa veprimet tjera do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.