TRONDITËSE: E mitura vjen për pushime në Vushtrri, por sulmohet seksualisht nga një burr, e mbajti me zor një orë

Një rast i trishtë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në qytetin e Vushtrrisë, ku një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person i panjohur, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Pandeli Sotiri’, ku derisa po ecte vajza e cila kishte ardhur për pushime nga Norvegjia në vendlindje, një person i panjohur e ka tërhequr zvarrë dhe e ka dërguar në një hapësirë të pabanuar.

E mitura bashkë me prindërit ka denoncuar rastin në Polici, ku ka rrëfyer gjithë tmerrin që përjetoi për rreth një orë. Ajo ka bërë të ditur se i dyshuari e ka puthur me dhunë në turp dhe më pas e ka liruar që të ikë.

Njësitet policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore që të identifikojnë personin e dyshuar, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Sulm seksual’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *