Incident në Gjakovë: Arrestohen tre persona për përleshje dhe armëmbajtje pa leje

Në një njoftim të fundit nga Policia e Kosovës, raportohet se në Gjakovë, janë arrestuar tre të dyshuar pas një incidenti të rëndë.

Sipas raportit, një mosmarrëveshje ka shkaktuar një përleshje fizike në mes tyre, ku një person ka pësuar lëndime trupore dhe është kanosur me armë nga njëri prej të dyshuarve.

Gjatë operacionit policor në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit M57, së bashku me një karikator dhe 10 fishekë.

KANOSJE/ARMËMBAJTJE PA LEJE

Damjan, Gjakovë 02.03.2024-12:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht, dhe si pasoj e ndërhyrjes se viktimës mashkull kosovar i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është kanosur me armë nga njeri prej të dyshuarve. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull është gjetur dhe konfiskuar arma e zjarrit M57 me një karikator dhe 10 fishek. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *