Një video që u publikua nëpër media e rrjete sociale, u bë mollë sherri që reperi nga Gjilani, Feronit Shabani, të bie në prangat e Policisë. Në video, Fero shihet duke e rrahur brutalisht një qytetar, derisa ky i fundit ndodhej brenda një veture. Këtë situatë, sipas raportimeve mediale, e provokoi kënga e reperit tjetër Unikkatil, ku mes vargjesh i bën ‘diss’ reperit nga Gjilani.
Pas arrestimit, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Feros, ndërsa nesër ai pritet të dalë para Gjykatës.
Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra, ka njoftuar se seanca dëgjimore ndaj Feros do të mbahet nesër në orën 09:30.
“Mund të ju konfirmoj që është pranuar kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit në fjalë, ndërsa seanca dëgjimore do të mbahet me datë 27.07.2022, 09:30 minuta”, tha Shkodra.
Fero ngarkohet me veprën penale “Sulm” nga neni 184 i KPRK-së.
Cila janë vargjet që e bënë Feron të eskalojë?
“Mu picamen? s’je n’veti jo
Qato nuk kom fol se shihet me kohë
Vlej do milionë p*dh ti as ni trohë
Ça merr n’koncert ti unë lypsav i dho
T’kalumen tone e sheh si behone
E do me ma ngjit mu, qy sa i q*mnone,
Ngushllime për trillime qe i bone,
Kokaina ta ka mbush kryt kërrnome” .