Tentim vrasja në Mramor të Prishtinës: Detaje të reja rreth gjendjes së të plagosurit

I riu që u plagos mbrëmë në fshatin Mramor në Prishtinë nga një 33-vjeçar i është nënshtruar një operacioni si pasojë e plagëve që i mori nga arma e zjarrit.

Ai që po dyshohet se u qëllua nga i dyshuari Betim Gashi pas një mosmarrëveshje mes tyre në lidhje me disa dru.

Tentim vrasjes i parapriu një përleshje, për të cilën dyshohet edhe një 19-vjeçar.

Burimet nga Emergjenca në QKUK kanë bërë të ditur për Sinjalin se G.G., që u plagos nga arma e zjarrit po operohet për shkak të plagës së mori në pjesën e shpinës. Ende s’dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë që në lidhje me rastin Policia po kryen hetime.

Sinjali mëson se tashmë janë kryer bastisje në dy lokacione, për të gjetur armën që është përdorur në rast, pasi në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë nuk kanë hasur në të.

Sipas informacioneve të para, i dyshuar për rastin është edhe 19-vjeçari A.G., i cili është përfshirë në përleshje, ku pësoi edhe vet lëndime dhe më pas mori trajtim mjekësor.

Hetuesit policorë kanë intervistuar disa persona, që kanë dëshmuar se si ndodhi ngjarja në orët e mbrëmjes në këtë fshat.

Derisa hetimet për mbledhjen e provave po vazhdojnë, Prokurori i Shtetit ia ka caktuar të dyshuarit Betim Gashit masën e ndalimit policor për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *